Libri: “Takim me Col Cufin”

Ky libër me titullin domethënës “Takim me Col Cufin” sjell mbresa e kujtime të miqve, bashkëpunëtorëve dhe familjarëve të Col Cufit, të përmbledhura në një vëllim të hijshëm e të shoqëruar edhe me një numër fotosh të bukura, që ilustrojnë bëmat e jetën e këtij veprimtari të njohur të Malësisë sonë të Madhe.

Col Cufi, në 10-vjetorin e ndarjes nga jeta, nga ata që kanë shkruar për të, po edhe nga kushdo që ka ka pasur rastin  ta njohin, përmendet e vlerësohet si një nga burrat e shquar të Malësisë së Madhe të periudhës mbas Çlirimit, krahas figurave të mirënjohura si Bejto Faslia, Çun Jonuzi, Gjeto Keqi, Ramadan Reçi, Rifat Nuzi, Xhemal Bejtja (Vukaj) etj.

Edhe unë e kam njohur Colin dhe ruaj për të nderim të veçantë. Ka qenë mik i familjes sonë dhe disa herë, kur vinte në Bajzë, nuk e linte pa ardhur edhe në shtëpinë tonë, ku ishte i mirëpritur, e donte shumë im atë dhe krejt familja, ishte i shkueshëm dhe gjithmonë buzagaz si me të rriturit ashtu edhe me ne të vegjlit. E mbaj mend si burrë të pashëm, gjithmonë i veshur mirë dhe i lidhur fort me popullin. Për të flasin mirë të gjithë ata që e kanë njohur dhe që kanë bashkëpunuar me të.

Burra si Col Cufi nuk harrohen. Emri dhe veprimtaria e tij janë pjesë e vlerave dhe virtyteve që Malësia jonë e Madhe u ka ushqyer tradicionalisht bijve të vet. Col Cufi ka qenë dhe mbetet një bir i madh i Malësisë sonë dhe si i tillë do të kujtohet përherë.

Gjovalin Shkurtaj
8 Tetor 2014

Liber i ri: “Boshtet e mbivendosura të politikës së jashtme. Për një diplomaci aktive në shekullin XXI” nga Amb. Agim Nesho

“Boshtet e mbivendosura të politikës së jashtme. Për një diplomaci aktive në shekullin XXI”, është titulli që diplomati i IMG_2986njohur shqiptar ka zgjedhur për librin e tij të dytë. Ai ka në vëmendje ngritjen e një strategjie të politikës së jashtme shqiptare duke përfshirë institucionet politikëbërëse, ato të politikës së jashtme dhe mendimin akademik të vendit. Eseja përmbledh disa pjesë, shtron zgjerimin e aktivitetit në dy drejtime thelbësore për Shqipërinë; rritjen e faktorit shqiptar në Ballkan dhe zgjidhjen e çështjes nacionale dhe së dyti, procesin e integrimit europian.

Klikoni ketu per te lexuar mbi kete liber ne Mapo: http://www.mapo.al/2013/05/15/agim-nesho-sjell-tezen-e-diplomacise-aktive/