Kandidatët për President te FYROM duhet të shprehin qartë qëndrimin e tyre mbi përdorimin e Gjuhës Shqipe si gjuhë zyrtare krahas asaj Maqedonase

Zgjedhjet Presidenciale në FYROM do të mbahen në dt. 13 Prill 2014. Ndërkohë që shumë emra po përfliten si kandidatë të mundshëm, asnjë nga këta individe (qoftë Maqedonas apo Shqiptarë) nuk po shrehen qartë për një ndër kushtet themeltare të Marreveshjes së Ohrit: – Përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare, krahas maqedonishtes, aty ku shqiptarët përbejnë më shumë se 20% të popullsisë.

Shqiptarët që banojnë në tokat e tyre brenda FYROM, kanë të drejtën e tyre të plotë të kërkojnë me ngulm që, cilido që do të jetë Presidenti i ardhshem i ketij vendi, ai/ajo duhet të shprehet qartë se do të mbrojë të drejtat e ligjshme të bashkësisë shqiptare, e cila ka prani dhe peshë të rëndësishme në atë shtet, si dhe do institucionalizojë përdorimin e shqipes (krahas Maqedonishtes) në jetën publike të FYROM.

http://sq.wikipedia.org/wiki/Marrëveshja_e_Ohrit

Shqiptaret qe jetojne ne Kosove, Mal Te Zi, Serbi dhe Maqedoni duhet te kene te drejten e shtetesise shqiptare

Neni 19 1. i Kushtetutes se Shqiperise thote:

(1) Kushdo qe lind duke pasur qofte edhe njerin prej prinderve me shtetesi shqiptare, e fiton vetiu shtetesine shqiptare.

– Per mendimin tim ky Nen i Kushtetutes eshte i cunguar per faktin se u heq te drejten shqiptareve qe jetojne ne trojet e tyre etnike ne Kosove, Mal te Zi dhe Maqedoni, te marrin shtetesine shqiptare, dhe rrjedhimisht pasaporten Shqiptare.

Ratifikimi i ketij Neni kushtetues dhe dhenia e menjehershme e nenshtetesise shqiptare te gjithe shqiptareve etnik do te forconte pozicionin e Shqiperise ne Ballkan, por dhe do te konsolidonte me shume pozitat dhe te drejtat e Shqiptareve sidomos ne ato vende si Maqedonia dhe Mali i Zi.