Shkronja “ë” që ti s’e vë | Shekulli Online

http://shekulli.com.al/web/p.php?id=11627&kat=94

Like ·  ·  · Share · December 26 at 10:56am

Shqipja dhe serbishtja, gjuhët në fqinjësi ( nga Bardhyl Demiraj)

http://shekulli.com.al/web/p.php?id=11923&kat=94

Like ·  ·  · Share · Saturday at 10:03pm

Bashkimi Evropian refuzon projektin për gjuhën shqipe

http://www.knninfo.com/?page=1%2C9%2C30139

Like ·  ·  · Share · December 26 at 10:59am

Mendime mbi trajtimin e nji gjuhe letrare shqipe* – Mustafa Merlika Kruja

http://www.fjalareview.com/2012/12/mendime-mbi-trajtimin-e-nji-gjuhe-letrare-shqipe-mustafa-merlika-kruja/

Like ·  ·  · Share · Saturday at 10:08pm

“Stili ynë i jetesës po na largon nga letërsia”


http://shekulli.com.al/web/p.php?id=11874&kat=94

Like ·  ·  · Share · Saturday at 10:41pm

Një teater ne gjuhën Arbëreshe – për ata që duan të shijojnë gjuhën e të parëve tanë…

http://www.facebook.com/photo.php?v=4722799002394&comment_id=4726774&ref=notif&notif_t=video_comment_tagged

TEATER NE ARBERISHT

Me krijoi nje emocion, te rralle per nga intensiteti, aktrimi amator i grave te Frascineto-s ne Cosenza te Italise; te degjosh shqipen e vjeter, shqipen e Kastriotit dhe zoterve te hershem te Arberise… “Zot, si eshte e mundur”? mendova. “Si kane mundur te ruajne gjuhen, kur ne, emigracioni i ri, ne rreth 20 vite kemi humbur aq shume fjalor;… per te mos folur per Shqiperine, ku me dashje po e shkaterrojne ate duke e barbarizuar me terma te pa fund huazuar nga anglishtja e italishtja, jo per te mbushur nje mungese, po per te zevendesuar (rrjedhimisht per ti lene ne harrese) fjale te mirefillta te shqipes.
Ne fund, dua te falenderoj Lucia Martino, organizatoren e mrekullueshme si te teatrit, ashtu edhe te nismes per te filmuar; ne menyre te vecante, time shoqe, Greta Aliaj, pa te cilen e pa idete, shtysen e kembenguljen e se ciles, e kam te veshtire te hedh qofte edhe nje hap.
Length: ‎8:24

Kur festa është pjesë e punës

Nga Leonora  Shkurtaj
Të gjithë u përfshimë në emocionet  dhe  gazin që na dhanë festat në mënyra të ndryshme. Me një barrë kujtimesh dhe përvojash në fushën e arsimit, si mësuese letërsie dhe si drejtoreshë gjimnazi, por, tashmë, mbi të gjitha si gjyshe e njërës prej nxënëseve të klasës së dytë, u ndodha në ceremoninë e festimeve të 100-Vjetorit të Pavarësuisë në shkollën “Rreze drite” ose, me emërtimin zyrtar: Instituti Arsimor Jopublik “Reze drite”, pranë fshatit “Sos” Tiranë.
Kishte rreth një muaj që Martina, mbesa ime, çdo mbasdreke, me shumë përkushtim e zell, lexonte me zë të lartë dhe mësonte përmendsh vargje të zgjedhura kushtuar Atdheut, që i ishin caktuar për t’i  recituar ditën e festës. M’u lut që të shkoja edhe  unë për ta dëgjuar, por ndërkaq erdhi edhe ftesa që ma dërgonte vetë presidentja e Institutit, Arjana Kazazi, ish-nxënësja ime në Shkollën e Mesme “Ismail Qemali”. Pra, duhej të shkoja për dy motive të këndshme: për t’ia bërë qejfin mbesës, po edhe për të parë se si e drejton shkollën ajo ish-nxënsja ime e dikurshme, të cilën e mbaj mend se  ishte e urtë dhe e zellshme, por edhe aq e prirë për të zotëruar horiozonte të reja ditunore, që e donte shumë letërsinë, por edhe gjuhët e huaja dhe synonte kurdoherë rezultatin më të lartë.
Foto nga projekti  me temë: “ Më jep një mbeturinë, të ta kthej në një veper arti.”
Zhvilluar në Parkun Kombëtar të Tiranës, me   nxënësit e ciklit  të ulët.
Koncerti festiv kushtuar 100-Vjetorit të Pavarësisë ishte mjaft emocionues, ndjenja e freskët dhe çiltërsia e fëmijëve dhe e të rinjve të asaj shkolle, gërshetoheshin këndshëm me patriotizmin e  materialeve të përgatitura nga nxënësit, po edhe me krejt mjedisin e veshur aq këndshëm me flamujt dhe ngjyrat e bukura të festës së madhe kombëtare të Pavarësisë. Që nga pamja e jashtme e kostumeve kombëtare, që tregonin larminë e  të gjitha krahianve shqiptare, me harmoninë e mrekullueshme të ngjyrave, po edhe me frymën e ritmin e këngëve patriotike e të valleve kombëtare shqiptare, në  një skenë magjepsëse. Në mes qëndronte një vajzë e  veshur me flmurin kombëtar, që mbulonte gjithë ballorin e skenës dhe krijonte kështu një fantazmagori  ngjyrash, ku spikasnin e kuqja dhe zeza e simbolit kombëtar të shqiptarëve.
Nuk e teprojmë po të themi se nuk mbeti njeri në sallë pa u emocionuar e përlotur nga niveli i lartë artistik i shfaqjes, po edhe nga pjesëmarrja masive e shkollarëve, të të gjitha klasave të Institutit. Dhe, teksa isha përhumbur në ndjesinë e bukur të asaj shfaqjeje,  me vete thashë se, kur puna gjatë gjithë vitit është mbi baza të shëndosha, atëherë  f estat vijnë dhe janë, jo një  gjë e shkëputur dhe e rastit, por vijim e pjesë e punës së përditshme. Festat e bukura  dëshmojnë për kohën e gjatë që  kërkohet  për zgjedhjen,  përgatitjen dhe realizimin me nivel të gjithçkaje që shfaqet ne skenë.
Shumë interesant dhe me rëndësi është pikësynimi që i ka vënë vetes kjo shkollë: të zbulojë dhe t’i stimulojë talentet e reja midis nxënësve, qysh nga klasat e ciklit të ulët e deri në maturë. Nxënësit përgatisin vjersha, këngë, mësojnë kuriozitete nga historia e së kaluarës, pikturojnë  dhe i eksopzojnë krijimet e para, si dhe maketet e punuara në grupe pune. E bukura ishte, gjithashtu, se në këtë veprimtari festive jubileare,  morën pjesë së bashku nxënës e mësues, si dhe prindër. Qysh në moshën më të njomë, në klasat e para e të dyta, pastaj edhe në vijim, nxënësit mësojnë të njohin flamurin kombëtar shqiptar, po edhe flamujt e vendeve e kombeve të tjera të Bashkësisë  Evropiane, të SHBA-së dhe më gjerë, duke u dhënë atyre një formim të mirë  bashkëkohor. Këtij qëllimi, sigurisht, për arsye edhe të tërheqjes së vëmendjes e të fiksimit në memorje, i shërbejnë edhe konkurset e ndryshme midis klasave ose grupeve të nxënësve, që marrin pjesë sipas tematikave të caktuara. Na  mbeti në mendje, ndër të tjera, projekti i titulluar “Krenohem me  ty”, i cili është realizuar në  bashkëpunim të nxënësve, mësuesve dhe  prindërve. Po ashtu, meriton të përmendet edhe ideja e bukur e nxitjes sa më të hershme të kërkimit shkencor, duke organizuar orë të caktuara gjatë të cilave punohet duke shfrytëzuar edhe enciklopedi të ndryshme, duke  kërkuar e gjetur aty pikat e vrojtimeve dhe të detyrave me interes dhe me karakter formues e edukues, si dhe me shkallëzimet e nevojshme sipas moshës së nxënësve. Ata diskutojnë për projekte, ndajnë detyra dhe punojnë në grupe, mësohen qysh tani me punën në skuadër, si një nga elementet më të vlefshme të formimit të profesionstëve dhe njerëzve me aftësi orgainzative që i duhen shoqërisë në të ardhshmen. Në fund të vitit shkollor, kjo punë finalizohet edhe me konkurse ndërmjet klasave.
Dhe, së mbrami, por jo për nga rëndësia.Sot në mbarë botën e globalizuar, është problem largimi i të rinjve nga libri, për shkak të forcës thithëse e ndikuese të televizionit dhe sidomos të internetit e rrjeteve sociale. Pra, puna e shkollës sot shquhet dhe do të ketë rezultate të mira sa më shumë të synojë e t’ia mbërrijë të edukojë tek të rinjtë dashurinë për librin, lidhjen me leximin e faqes së botuar në letër, duke mos mbetur ata robër të vetëm të asaj që marrin nga interenti dhe botimet “on-line”. Dhe, lidhur me këtë, ia vlen të përmendim përvojën e mirë të kësaj shkolle  me anën e “orës së leximit të librit artistik”, e cila zhvillohet çdo ditë. Nëpërmjet leximit të librave, po edhe nëpërmejt diskutimeve rreth tyre, nxënësit nxiten të lexojnë dhe të kënë sa më shumë lidhje me librin. Me të vegjlit, aty zhvillohet edhe gara e titulluar “Kush e mbaron së  lexuari librin më shpejt?”, duke  e shoqëruar këtë edhe me stimuj moralë, si p.sh. shpallja “lexuesi më i mirë” dhe dhënia e një certificate  a dëshmie të thjeshtë, si forma që nxisin zellin e të lexuarit.
Në lëndët  e përpikëta, gjithashtu, shkolla zhvillon olimpiada, si në matematikë, fizikë etj., duke pasur kështu një hapësirë të gjerë mundësish për t’i vënë të rinjtë në provë e në garë për rezultate sa më të mira.
Mësuam se, tani, në shkollën “Rreze drite” sapo ka filluar edhe projekti “Të folurit në publik”. Qëllimi i  këtij projekti është të aftësuarit e fëmijëve për të folur në publik, për të të ditur elementet më të domosdoshme të gojëtarisë dhe, mbi të gjitha, për t’i mësuar të mos kenë emocione e ndrojtje nga mikrofoni ose nga të folurit në mjedise pubile. Kjo përgatitje nuk është thjesht ushtrim gjuhe a ligjërimi, por një përgatitje shumë e efektshme për  jetën, e cila i bën të rinjtë të aftë e të atillë që të jenë të suksesshëm në jetë, të dinë të shkruajnë, po edhe të flasin bukur dhe sidomos në përshtatje me mjediset e nivelet e caktuara të jetës bashkokohore.
Serioziteti, niveli i lartë  i drejtimit dhe përfshirja sa më e gjerë në mbarëvajtjen e shkollës, jo vetëm e mësuesve, po edhe e prindërve, bën që kjo shkollë të ketë rezultate të larta. Ajo përmendet me të drejtë si një nga shkollat me emër shumë të mirë në qytetin e Tiranës.
Faleminderit atyre që u bënë shkas të vija në këtë aktivitet shumë të bukur: Martinës së vogël dhe ish-nxënëses sime, Arjana Kazazi, sot presidente e denjë e një instituti modern e bashkëkohor, siç është Instituti Arsimor Jopublik “Reze drite”, pranë fshatit “Sos”.

Libri “Kujtime” i Zt. Alfred Moisiu (Botimet Toena, 2012)

Zonja dhe zotërinj,

Pse dola sot të flas në një log burrash të shquar, kryesisht politikanë e politologë, historianë, analistë, publicistë dhe botues të shquar dhe, mbi të gjithë, dy ish-Presidentë të Republikës:

Shkëlqesia e Tij, prof.dr. Rexhep Mejdani dhe, Shkëlqesia e Tij, zoti Alfred Moisiu, autori që na ka mbledhur sot në këtë tubim të bukur e me rëndësi.

Shumë nga ata që më njohin, ndoshta, edhe mund ta pyesin veten: “Ç’do një gjuhëtar këtu? Mos ka lajthitur?!”

Jo, zotërinj, lajthitur nuk kam dhe ju siguroj se dola këtu, jo vetëm për ta falënderuar autorin që më ftoi në këtë përurim, jo vetëm për t’i shprehur lavde të merituara dhe fjalë miradije Presidentit Moisiu, -sigurisht edhe këtë do ta bëj dhe ndjehem i nderuar që më jepet rasti ta shpreh vlerësimin tim shumë të lartë për shkrimtarinë e tij, në një tubim kaq meritor, si ky i sotmi,- por, së pari, dola për ta falënderuar z.Moisiu për qëndrimin e tij të shpallur e të lëvdueshëm ndaj gjuhës shqipesi autor librash, po edhe për mbrojtjen e gjuhës standardedhe anësimin e tij të vyer ndaj gjuhësisë dhe gjuhëtarëve shqiptarë, pikërisht ashtu si i ka hije një personaliteti të lartë e figure të shquar të shtetit dhe kombit shqiptar.

Si Kryetar i Shtetit për pesë vjet radhazi, z.Alfred Moisiu, ka dhënë shembullin më të plotvlershëm të shtetarit dinjitar, i cili në çdo shkrim, fjalim a ligjërimtij zyrtarka gjakuar të zbatojë sa më mirë normat e shqipes së shkruar, prandaj, sa herë ka qenë rasti, por sidomos kur shikojmë se sa keq nëpërkëmbet shqipja nga disa zyrtarë të lartë, kam përmendur rolin e zotit Moisiu dhe, madje, kam shkruar shprehimisht në faqet e një kumtese e në një prej librave të mi:

Ashtu siç është i pashëm dhe i hijshëm, i mbajtur dhe i veshur sikundër i takon statusit zyrtar që ka si President i Republikës, ai flet edhe me gjuhë të përpunuar dhe i zbaton në mënyrë shembullore rregullat e drejtshkrimit, jep shembullin e modelin e vlerësimit të kulturës gjuhësore dhe normave të shqipes standarde si shenjë e njësisë dhe unitetit të kombit tonë”.

Por, këto që thashë, mund të tingëllojnë si fjalë të përgjithshmedhe të palidhura me librat e tij. Do t’ju bind se ky Burrë i Madh i Kombit tonë, edhe në librat(e me librat) e tij që kemi në dorë, i ka dëshmuarkonkretisht dhe katërcipërisht anësimin, vlerësimindhe lartësimine gjuhës shqipe. Po përmend, së pari, sa shkruan ai në faqen 77 të vëllimit të dytë, një faqe që vlen më shumë se të gjitha faqet e nxira nga dhjetëra zyrtarë të marra së bashku, dhe po lejohem ta lexoj:

Krahas njohjes me teknikën, duhej menduar mirë edhe terminologjia që do të përdorej. Për ta pasur më të lehtë përvetësimin, mendova të përdoreshin sa më pak fjalë të huaja. Gjithmonë më ka pëlqyer dhe përherë më pëlqen të flas dhe të përdor në të shprehur fjalë të gjuhës shqipe.Kështu, duke biseduar me officerët, hap pas hapi, vendosëm emërtimet e reja; disa duke i huazuar nga terminologjia e marinës, që përdoreshin në vendin tonë, ndërsa disa i sajonim vetë, duke u përpjekur që të kishin një kuptim sa më të plotë në gjuhën shqipe. Në punë e sipër krijoheshin edhe momente humori. Një ditë, duke biseduar rreth kësaj teme, iu thashë oficerëve që jo gjithçka mund të emërtohet në gjuhën tonë, sepse mund të dalin emërtime qesharake. Kështu, iu tregova një rast, se si në vitin 1944 në Tiranë, një grup intelektualësh morën një nismë për shqipërimin e emërtimeve të mbartura nga gjuhë të huaja. Nismëtarët e kësaj pune arritën deri në banalizim të fjalëve, duke emëruar automobilin “katërrotësh vetëlëvizës”. Sigurisht që një shqipërim i tillë ishte qesharak. Patjetër që gjuha duhet ruajtur, sepse sot, te ne ka një trend të çuditshëm, sidomos nga politikanët, që përdorin vend e pavend e me shumicë fjalë të huaja,të cilat i kanë sinonimet e tyre në gjuhën tonë dhe këtë gjë e bëjnë më tepër për të treguar diturinë e tyre. Jo vetëm kaq, por kohët e fundit po vihen re disa tendenca për të ndërhyrë në mënyrë brutale në ”Drejtshkrimin e gjuhës shqipe”. Kjo bëhet, gjoja për të shmangur vendimet e marra në vitin 1972 në Kongresin e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, duke i quajtur ato vendime si komuniste.Në përfundime të tilla mund të arrihet vetëm nga presioni që mund të bëjnë politikanë jonormalë gjykimin se “gjithçka që vjen nga e kaluara duhet ndryshuar”. Zoti e ruajt këtë vend nga budallallëqe të tilla, të cilave iu duhet kundërvënë fuqishëm!” (f.77)

Së dyti, kësaj që thotë vetë autori do t’i shtoj edhe dy “rrëfenja” që, në këtë rast, janë pikërisht si qershia mbi tortë:

Disa javë më parë, kur autori merrej me ndjekjen e shtypit të vëllimit të tij më të ri, më ka marrë në telefon nga zyrat e Shtëpisë Botuese “Toena” për të më pyetur si duhen shkruar shkurtesat e tipit OSBE-së, SHBA-së, UNRRA-s, NBU-së etj., sepse nuk donte të lejojë asnjë rast, sado të vogël, të mospërputhshëm me normat e sotme të standardit.
Kjo “vogëlimë” në dukje, ka rëndësi themelore, të nderuar të pranishëm, sepse tregon madhështinëdhe seriozitetine një burri shteti, i cili nuk lëshon pe as në dukuri të vogla drejtshkrimore, ndërsa te ne, sikundër nuk kam mënuar ta pohoj e ta kritikoj, për turp të dheut, ka ndodhur që deri në prerjen e monedhave të shtetit ka pasur gabime drejtshkrimore.

Së treti, dhe me këtë do ta mbyll, presidenti Moisiu, ndjek me shumë shqetësim qëndrimin e pamirëtë shoqërisë së sotme ndaj gjuhës, i mbështet gjuhëtarët që e mbrojnë dhe na inkurajon deri për bisedat në TV. Po ju citoj vetëm një prej mesazheve të Tij të kohëve të fundit, ku ai më shkruante mbas një bisede time në një nga kanalet televizive:

Ju ndoqa me vëmëndje. Keni kapur një problem vital për gjuhën shqipe, që rrezikohet nga padija dhe politika.Alfred Moisiu

Por, nuk mund ta mbyll me kaq, aq më tepër se, rasti i sotëm, kur flitet për librat e tij, kërkon të sjell edhe ndonjë shembull nga shkrimtaria e tij. Dhe kjo është, ndërkaq, si ”fisheku për ujk”, siç do të thoshin gjahtarët e Mbishkodrës sime.

Në f.95-96 zoti Moisiu shprehet edhe për rolin e gjuhëve të huaja dhe posaçërisht të anglishtes. Po lexoj “diagonal” vetëm një pjesë (fundin e f.95 dhe fillimin e f.96), ku ai pohon se njohjen e gjuhës së huaj e konsideron një pasuri.

Në një takim, midis të tjerash, i pyeta oficerët se kush dinte gjuhë të huaja. Dy prej tyre më thanë se kanë njohuri për gjuhën angleze. Më erdhi mirë që kishin pasion për studimin e gjuhëve të huaja, pasi njohjen e gjuhës së huaj, e konsideroj një pasuri. Më këtë rast dëshiroj të tregoj historinë time të mësimit të gjuhës angleze…” dhe, aty, gjithashtu, është një nga pjesët e bukura të librit, ku autori tregon se, asokohe,”dëshirën e pengonte rregulli,se oficerët nuk mund të mësonin gjuhë të huaja pa lejen me shkrim nga ministri i Mbrojtjes”. (f.96)

Lidhur me këtë fragment, po edhe me disa raste të tjera që shpallen në libër, desha të shfrytëzoj rastin dhe të ndalem në një kritikë ndaj qëndrimeve të pamira, të pabukuradhe të papërgjegjshme, që nuk kanë munguar në burokracinë shtetërore shqiptare, kur, pa qenë as rasti as nevoja, flitet në gjuhë të huaja e jo në gjuhën shqipe, në zyrat e shtetit e në mjediset ku duhej me doemos të flitet shqip. Përkthyes kemi pasur e kemi shumë, madje mendoj se kemi edhe shumë të mirë, prandaj sa herë është e nevojshme, përkthimin le ta bëjnë specialistët dhe të mos lodhen më kot shtetarët. Thashë “të mos lodhen”, për ta zbutur pakëz kritikën time, por, menjëherë u pendova, sepse më erdhën në mendje vargjet e viganit të letrave shqipe, Atë Gjergj Fishtës, i cili, qysh në kohën e vet shfrynte me force, kundër atyre që duan të tregojnë sa të ditur janë me anën e gjuhëve të huaja:

Po edhe atij, mallkue i qoftë po goja,
qënë gjuhë të huaj kur s’asht nevoja, flet
e të vetën len mbas dore!”.

Edhe lidhur me këtë vështirësi e përgjegjësitë përkthimit, libri i zotit Moisiu, gjithashtu, na jep një “rrëfenjë” domethënëse në f.36 të vëllimit të dytë. (Po lexoj vetëm “palcën” e fragmentit):

Kur iu dha fjala atasheut ushtarak rus, dola afër tij në podium dhe, me bisht të syrit, përpiqesha të shikoja tekstin e shkruar që ai mbante përpara. Ai filloi të fliste me fraza të gjata, ku disa herë u detyrova t’i kujtoja se ishte radha ime për përkthim. Kështu, unë përktheja kur atij i mbushej mendja të pushonte. Ndonëse ishte një ditë e ftohtë shkurti, për të qenë sa më korrekt me përkthimin, nga sikleti djersita.”

Dhe krejt së mbrami, për ta mbyllur këtë fjalë timen, jo pse nuk kam më për të thënë, por për të mos ju lodhur më tej, po pohoj edhe sa vijon:

Libri “Kujtime” i z.Alfred Moisiu lexohet me ëndje, ka jetë e shpirt njeriu, ka elemente të bukura shkrimtarie, ka fakte e citime të dorës së parë e mbresëlënëse, ka onomastikë të pasur sa për të shkruar një studim doktorature rreth saj, sidomos emra dhe shpjegime që të mahnisin, po edhe që nuk idinim, si p.sh. për toponimi Çuka e Frëngutdiku te Qafa e Gjerprit, duke sjellë edhe shpjegimin se “i ka mbetur nga që aty ishin kryer beteja të ashpra midis Ushtrisë Franceze dhe asaj Austriake gjatë Luftës së Parë Botërore” (Vëll.II, f. 84), ose sa shkruan lidhur me ndonjë intimitet antroponimik, si p.sh.vënia e emrit të vajzës së tij, Rubenës(f. 24 ); citimet e shumta, të saktadhe autentike, përzier edhe me elemente të bukura të etnografisë së ligjërimite të slloganeve të kohës (si.p.sh.”shfaqje të huaja”, “ushtria e popullit ushtar” (f.73) çun Tirane(f.106, kur flet për Spiro Mëhillin), të cilat unë i vlerësoj, jo pse janë të tilla (=të bukura), por sepse janë të Tijat.

Dihet se shumica e librave të burrave të shtetit ,që kanë titullin “Jeta ime” (angl.My live”) vetëm firmën dhe idenë e kanë të vetën, sepse mielli e brumi janë nga “autorë në hije”.

Zoti Moisiu na ka vënë përpara vëllimet e tij, të shkruara me dorën e Tij, por mbi të gjitha me dijet e tij të sigurta e të shumta, me profesionalizmindhe nderine Tij dhe çiltërsinë dhe me zemrëne Tij, prandaj unë këtu, dola që ta uroj solemnisht, me një shprehje që në Malësinë tonë të Mbishkodrës, përdoret vetëm për këngëtarët e shquar e fjalëbukur: Ju këndoftë zemra!

Urime të sinqerta për librat, zoti President.

Dhëntë Zoti që shembulli Juaj të ndiqet edhe nga të gjithë shtetarët dhe zyrtarët e tjerë shqiptarë!

Prof.dr.Gjovalin Shkurtaj
Akademik i asociuar
Anëtar i Këshillit Ndërakademik të Gjuhës Shqipe
Tiranë, 19. 12. 2012