BALKANWEB: – Gjirokastër, tri ditë me poetët e Ballkanit

Gjirokastër, tri ditë me poetët e BallkanitGJIROKASTER- Tri ditë manifestim i vlerave të përbashkëta dhe të veçanta të poetëve nga rajoni i Ballkanit. Iniciues është bërë klubi i krijuesve “Jonianë” në Sarandë, ndërkohë që mjedisi i veprimtarive integruese ka qenë Gjirokastra. Manifestimi u çel me diskutimin për letërsinë shqipe në kuadrin e asaj ballkanike. Në të u shkëmbyen mendime rreth shqetësimeve që lidhen me njohjen e ndërsjellë jo sa duhet të poezisë ballkanase, me nivelin e përgatitjes profesionale të përkthyesve etj. U tha se kjo vjen edhe nga mungesa e figurave imponuese poetike dhe fondeve fare të pakta të kulturës për këtë qëllim, veçanërisht tek ne në Shqipëri, por edhe për shkak të mendësive të vjetra nacionaliste etj. Manifestimi poetik vijoi me pritjen dhe bisedën që kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Bime e stafi i tij u rezervoi poetëve pjesëmarrës. Kryebashkiaku Bime theksoi se Gjirokastra është qytet krijuesish të shquar, por kurrë kjo bashki nuk ka pritur njëherazi kaq shumë poetë: kosovarë, shqiptaro-maqedonas, boshnjakë, maqedonas, grekë dhe shqiptarë nga emigracioni. Mes të tjerash në këtë takim u prezantuan poetët tanë nga Tirana, Elbasani, Fieri, Rrogozhina, Kuçova, Përmeti, Saranda e Gjirokastra. Në emër të krijuesve sarandjotë, poeti Timo Mërkuri i dhuroi kryetarit të Bashkisë Gjirokastër një statujë të hyjneshës së Butrintit, Dea, ndërsa kryetari i Klubit të Krijuesve “Jonianë”, Bardhyl Maliqi, në emër të poetëve pjesëmarrës i dorëzoi zotit Bime “Certifikatën e Mirënjohjes”. Nga ana e vet, kryebashkiaku Bime tha se do të kontribuojë në vazhdimësi për të ngulitur traditën e manifestimeve poetike, nën shembullin e Klubit të Krijuesve “Jonianë” të Sarandës. Veprimtaria kryesore, në kuadër të Manifestimit Poetik të poetëve ballkanikë, ishte ajo që u zhvillua në Galerinë e Artit Figurativ në mjediset e Kalasë së Gjirokastrës. Regjisorët dhe aktorët e teatrit të Gjirokastrës paraqitën një kolazh me vargje të përzgjedhura, me elementë të biografive poetike dhe librave të poetëve pjesëmarrës. Në një prej sallave të hotelit “Çajupi” u prezantua libri poetik “Hirësi përrallore”, i poetes, piktores dhe pedagoges së Universitetit të Prishtinës, Miradije Ramiqi. Diskutimi u përshkua nga qasja mes poetes dhe piktores në tematikë, brendi ideore, mjete shprehëse dhe urëkalime nga piktura në poezi. Poetja Miradije Ramiqi tha se u ndje e befasuar nga niveli i diskutimeve dhe nga dashamirësia e poetëve ndaj saj. Pjesë e manifestimit ishte edhe një vizitë pune në mjediset e reja të kompleksit shkrimor të shtypshkronjës dhe shtëpisë botuese “Argjiro”. Manifestimi poetik u mbyll me shpërndarjen e certifikatave përkatëse.
(GSH/BalkanWeb)

BALKANWEB: – Gjirokastër, një suvenir me imazhin e Çerçiz Topulli

Gjirokastër, një suvenir me imazhin e Çerçiz TopulliGJIROKASTER- Imazhi i atdhetarit Çerçiz Topulli i njohur si udhëheqës i një prej çetave patriotike në fillim të shekullit të kaluar, do të jetë pjesë e suvenireve për turistët që vizitojnë Gjirokastrën.

Ditët e fundit në shitoret e suvenireve në ka zënë vend dhe një bluzë në të cilën është stampuar imazhi i Çerçiz Topullit. Suveniri me fytyrën e kapedan Çerçizit është konceptuar nga specialistja amerikane e produkteve tradicionale Kimberly Reczek.

“Unë kam qenë e pranishme disa herë në Gjirokastër, si pjesë e projekteve për trashëgiminë kulturore dhe gjithmonë më ka tërhequr vëmendjen monumenti prej bronzi i Çerçiz Topullit, i vendosur në zonën historike”, thotë Kimberly.

Pasi ka marrë informacion në lidhje me jetën dhe veprimtarinë patriotike të Çerçiz Topullit ajo ka menduar të stampojë imazhin e tij në bluzat që mund të tregëtohen për turistët si suvenir. “Kam konstatuar se Çerçizi është një simbol për Gjirokastrën dhe historinë e qytetit, kështu që pas përgatitjes së këtij suveniri jam optimiste se ai do të tërheqë vëmendjen e turistëve, të cilët do të dëshirojnë ta kenë si kujtim nga udhëtimi në qytetin e gurtë”, thotë ajo.
(atsh/BalkanWeb)

O mburonjë e Shqipërisë – Canti Tradizionali Degli Albanesi Di Sicilia

KLIKO KETU PER ME SHUME

O mburonjë e Shqipërisë
Virgjëreshëz e dëlirë
mëma e lartë e Perëndisë
çë na jep këshillë të mirë

Ti çë ruajte gjyshrat tanë
të mos birjën shejtën besë
te ku ndodhen edhe janë
arbëreshvet kij kujdes

Sot edhe si kurdoherë
një dëshirë ka zëmbra jonë
arbëresh e të krështerë
të qëndrojmë për gjithmonë

Sa t’i falemi t’in Zoti
po me gluhën çë na

O mburonjë e Shqipërisë Virgjëreshëz e dëlirë mëma e lartë e Perëndisë çë na jep këshillë të mirë Ti çë ruajte gjyshrat tanë të mos birjën shejtën besë te ku ndodhen edhe janë arbëreshvet kij kujdes Sot edhe si kurdoherë një dëshirë ka zëmbra jonë arbëresh e të krështerë të qëndrojmë

Alban Tartari sjell librin me poezi “Fije shprese”

MARRE NGA BALKANWEB.COM – PER ME SHUME KLIKO TEK BALKANWEB.COM

Alban Tartari sjell librin me poezi “Fije shprese”TIRANË- Të gjithë të apasionuarit e letërsisë tashmë do të kenë një libër më shumë në të gjitha libraritë e vendit. Libri me poezi dhe shqipërime “Fije shprese” i shkrimtarit të njohur Alban Tartari, i shtohet së fundmi titujve, në stendat e librarive. Në një mënyre a një tjetër poezitë e Aban Tartarit janë bërë të njohura ose nëpërmjet cikleve poetike në periodikë të ndryshëm ose tekste këngësh.

Me këtë libër, shkrimtari Tartari vjen para lexuesit me një album lirikash nëpërmjet teksteve të shkruara e të përkthyera në kohë e gjendje të ndryshme. Në parathënie të librit poeti Agron Tufa shprehet se poezitë e Tartarit në librin “Fije shprese” kanë një ndikim të menjëhershëm e të fortë.

NYT: Kadare s’mund të shkruajë një libër që nuk është interesant

MARRE NGA BALKANWEB.COM – PER ME SHUME KLIKO TEK BALKANWEB.COM

NYT: Kadare s’mund të shkruajë një libër që nuk është interesantTIRANË- Gazeta “New York Times” ka botuar ditën e djeshme një artikull mbi librin e fundit të Kadaresë të përkthyer në anglisht, “Aksidenti”.
“Enigma dhe lufta për pushtet në intrigën politike dhe romantike” është titulli që gazetari Charles Mc Grath i ka vënë shkrimit të tij, ku e cilëson Kadarenë si “të zhdërvjellët në stilin modern dhe në atë posmodern”.
“Emri i romancierit shqiptar Ismail Kadare përmendet rregullisht në kohën e çmimit ‘Nobel’ dhe ka ende shumë shanse ta fitojë së shpejti”, me këtë fjali e nis Mc Grath shkrimin e tij.

Gazetari Mc Grath përshkruan subjektin e librit duke e cilësuar “historia e dashurisë si një luftë e pashmangshme marrëdhënie e cila merr përmasat e një lufte politike në pushtet”.
Në fund të romanit personazhet, Rovena dhe Besforti, bëhen aq të panjohur saqë pothuajse nuk janë as personazhe.
“Ndoshta kjo është e paramenduar nga Kadare, por kjo do të thotë se lexuesi duhet të heqë dorë nga disa prej kënaqësive tradicionale të romanit, për të përjetuar ndjesinë trallisëse të të shikuarit të tyre përmes një pasqyre të shtëpisë së horroreve”, thotë Mc Grath.

Ai thotë në shkrimin e tij se “Aksidenti” mund të jetë më shumë se shëmbëlltyrë, një realizëm kryengulthi në Shqipërinë e Hoxhës. “Sido që të jetë, ai të çon në një vend që romanet nuk e vizitojnë zakonisht në ditët e sotme dhe gjithashtu të bëjnë mirënjohës që nuk të duhet të jetosh aty”, përfundon shkrimin Mc Grath
Gjithashtu gazetari Charles Mc Grath shkruan se “Kadareja është i paaftë për të shkruar një libër që nuk është interesant”.
Ky shkrim i “New York Times” nuk është i vetmi që analizon romanin “Aksidenti”, pasi libri është botuar në Europë përpara se të botohej në Shqipëri. Për këtë roman ka shkruar edhe Tom Nolan në “Wall Street Journal”, apo shkrimtari britanik Tibor Fischer.

Nisin “Ditët e kulturave të pakicave” në Malin e Zi

KLIKO TEK http://www.visit-ulcinj.com per me shume lajme

cano duli gjergj noc martini nevenka mashanoviq  jozo kocoviq Nisin “Ditët e kulturave të pakicave” në Malin e Zi



























Podgoricë, 23 nëntor – Në kryeqytetin malazias, Podgoricë nisi të martën, në mbrëmje, manifestimi, tashmë, tradicional, “Ditët e kulturave të pakicave 2010”, i cili përfundon më 14 dhjetor me Etnokoncertin e madh në Tuz.
Këtë veprimtari e organizon e Qendrës për Ruajtjen dhe Zhvillimin e kulturave të Pakicave në Mal të Zi.
Drejtori i kësaj qendre, Mirsad Muliq deklaroi për KosovaLive se edicioni i sivjetëm ka shumë risi në aspektin e afirmimit të vlerave të kulturave të pakicave dhe bashkëjetesës së tyre në shoqërinë malazeze.
“Gjatë manifestimit të sivjetëm, i cili do të lëvizë nëpër qendrat kryesore ku jetojnë pakicat në Malin e Zi, do të ketë përmbajtje të shumta kulturore, letrare, muzikore, të arteve pamore, do të shfaqet edhe filmi premierë mbi pakicat në Mal të Zi”, sqaron Muliq.
Sipas agjendës së manifestimit, nga piktorët shqiptarë që do të përfaqësohen në ekspozita, janë emrat më të lakuar të artit pamor shqiptar në Mal të Zi, si Vahida H. Nimanbegu, Gjergj Noc Martini edhe Gjelosh Gjokaj. Nga shkrimtarët shqiptarë merr pjesë vetëm Haxhi Shabani, ndërsa me një performancë të posaçme do të përkujtohet edhe bardi i poezisë sonë të shekullit të kaluar, Esad Mekuli.
Megjithatë, krijuesit shqiptarë, sidomos shkrimtarët dhe piktorët, krahasuar me minoritetet tjera, e shohin veten të anashkaluar.

Vallja e Shestanit si Shoqat kremtoi pesëmbëdhjetë vjetorin e themelimit

Shoqata Don Gjon Buzuku kremtoi pesembedhjet vjetorin Vallja e Shestanit si Shoqat kremtoi pesëmbëdhjetë vjetorin e themelimit















Dalja historike e “Valles së Shestanit ” në Ulqin
Ulqin, 22 nëntor – Shoqata “Don Gjon Buzuku”në Ulqin me një veprimtari simpatike kulturore, shënoi 15- vjetorin e themelimit të saj, njofton KosovaLive.

E veçanta e kësaj mbrëmjeje ishte se për herë të parë Forumi rinor i kësaj shoqate nxori në skenë formacionin koreografik siç e kishin quajtur “Vallja e Shestanit”, nga organizatori u quajt ngjarje kulturore historike, sepse përtërinë traditën e lashtë iliro- shqiptare, të mbetur në harresë edhe të anashkaluar.

Dr. Simë Dobreci, kryeredaktor i revistës “Buzuku”, njëri prej kreatorëve të shoqatës dhe veprimtarisë së saj, foli mbi të kaluarën e Shestanit, duke nënvizuar se “pushtuesit vazhdimisht kanë ndikuar negativisht në asimilimin dhe traditën tonë.”

Shestani, si pjesë integrale e zonës së Krajës së Sipërme, komuna e Tivarit, me popullatë shumicë të ritit katolik shqiptar, janë përfshirë nga një asimilim i jashtëzakonshëm dhe i plotë.

Shumica e tyre janë shpërngulur në Tivar edhe në Ulqin edhe ndonjë përqindje shumë simbolike në Ulqin shfaq gatishmërinë të ndjek mësimin “në gjuhën e të parëve.”

“Veshja tradicionale e Shestanit, jo vetëm se është një perlë e etnografisë së lashtë shqiptare, por rron edhe sot e kësaj dite, është tërheqëse edhe për rininë e kësaj zone. Kjo ka një domethënie të madhe për ruajtjen e traditës, të historisë së trevës së tyre, por edhe të identitetit”,- thekson Dr. Sima, një njohës dhe hulumtues i devotshëm i trashëgimisë kulturore të Shestanit.

KOHA NET

Shoqata Don Gjon Buzuku kremtoi pesembedhjet vjetorin 23 Vallja e Shestanit si Shoqat kremtoi pesëmbëdhjetë vjetorin e themelimit
















Të shtunën, me 20 nëntor 2010, shoqata “Don Gjon Buzuku” kremtoi 15 vjetorin e themelimit të shoqatës.

Salla e qendrës për kulturë ishte e vogël që të pranonte të gjithë dashamirësit e artit, kulturës dhe librit. Organizatorët kishin gërshetuar në mënyrë të përkryer të gjitha këto elemente dukë i dhënë kësaj mbrëmje një ndjenjë të cilën ka kohë që se kishim ndjerë.

Mbrëmjen e hapi kryetari i shoqatës, z. Zef Llukiqi i cili foli për aktivitetin 15 vjeçar të shoqatës.

Në lidhje me historinë e Shestanit foli njëriu që i ka dhënë frymë dhe jete shoqatës, doktori i njojhur jo vetëm në Ulqin por edhe me gjërë, dr. Simë Dobreci. Doktor Simë Dobreci, studiues dhe njohës i mirë i tradites dhe kultures së Shestanit shprehet se pushtuesit cdo herë kanë ndikuar negativisht në asimilimin dhe në traditen tonë. Veshja e shestanit është karakteristike dhe për rininë e kësaj zone ka një domethënie të madhe, për ruajtjen e tradites, dhe të historisë së treves së tyre por edhe të identitetit.

Në emër të forumit rinor të shoqatës foli z. Dominik Llukiq.

Me interes të posaçem u prit vallja e Shestanit e cila u ekzekutua për herë të parë. Vallja në fjalë çoi peshë të pranishmit dhe ishtë ndoshta pika kulmore e mbrëmjes. Vallet dhë këngët e Shestanit datojnë që nga koëhrat e herëshme, tradita tregon se këto janë ruajtur brez pas brezi janë këngë që këndohen pa muzikë dhe po kështu vallëzohen.

Në vazdhim u bë përurimi i tri veprave publicistike të gazetarit dhe studiuesit të palodhshëm Gjekë Gjonaj. Për librat në fjalë folën profesorat e nderuar: Daut Boriçi, Bahri Brisku dhe Gjovalin Shkurtaj. Prof. Gjovalin Shkurtaj theksoi vlerën shumë të madhe të librave duke i kaluar kufijtë të zonës por që janë të dobishme edhe në rrafshin mbarëkombëtar.

Mbrëmjen e zbukuruan edhe folkloret “Ulqini” dhe “Shtoji” si dhe këngëtaret Shaban Gjekaj, Viktor Ndrekiqi dhe Luigj Llukiq.

Në fund të pranishmeve iu drejtua autori i librave, z Gjekë Gjonaj duke falenderuar përzemërsisht publikun për pjesmarrjen në këtë mbrëmje. Z. Gjonaj falenderoi edhe donatorët që mundësuan botimin e librave.

Monumenti i fjalës dibrane

kliko ketu per artikullin ne Tribuna Shqiptare

Duke lexuar librin e autorit Arian Kadiu “Dibra e madhe dhe një vështrim mbi Dibrën e Vogël”

Nga Namik Selmani


1.
Kur më ra në duar libri më i fundit i mikut tim Arian Kadiu “Dibra e Madhe dhe një vështrim në Dibrën e Vogël”, ndjeva një shpirt të gaztë brenda qënies sime.
Duket se uria ime për atë që shkruhet për Dibrën më bëri që ta lexoj e ta rilexoj librin e tij. Të mbaja edhe shënime për disa detaje që mund të bëhen fare mirë subjekte poezish, tregimesh në të ardhmen. Libri më i fundit i Arian Kadiut është mbase kurora më e bukur që ai ia vë krahinës së tij asaj të Dibrës. Madje ai shkruan në të edhe për Dibrën e Vogël.

Dibra e Madhe dhe Dibra e vogël, ashtu si mjaft krahina kufitare kanë patur fatin e keq që të jenë shumë vite të ndara me telaklonin e gjëmbuar të kufinjve shtetërorë e të asaj ndarjeje me një MUR të madh mes vedi. Një gjë e tillë ka ndodhur me disa treva të Çamërisë, të Tropojës, të trojeve shqiptare në Mal të Zi etj. E pra, libri më i ri i Autorit Arian Kadiu është një Urë e madhe Bashkimi, edhe kur mungonte qoftë edhe një reze e vogël drite në kufinjtë e
tyre. Në këtë kënd do të thonim se ky libër është edhe një plotësim i nevojës së krahinës së Dibrës së Vogël që është aktualisht jasht kufinjve tanë shtëtërorë për të njohur identitetin e tyre kulturor, arsimor., Kjo është padyshim edhe në nga meritat kryesore të librit. Shumë studiues e kanë parë të shkëputur historikun e këtyre dy krahinave gjë që nuk ndodh me këtë libër.
Pra, autori ka marrë përsipër për ta bërë bukur mirë shpalosjen sa më të plotë të identitetit të kësaj krahine. Me aq shumë histori, me gojëdhëna që nisin të paktën prej dy mijë vjetësh e deri më sot. Kufinjtë e gardhuar me tela kloni për shumë e shumë vite nuk e kanë ndalur asnjëherë atë bashkëveprim, atë vazhdimësi të kulturës së kësaj krahine shumë të njohur në mbarë kombin tonë, të një krahine me aq autoritet në kulturën tone. Edhe në zhvillimet e vrullshme që ka shoqëria, shkrimi në ditët tona, por edhe në të kaluarën më të afërt, për shumë vite ka qenë e gjallë e shumë konkrete shprehja “Si të vendoste Dibra, ashtu do
të bëhej”. Për ta ndihmuar lexuesin me këtë madhështi dibrane që në fillim të librit autori vë disa mendime të personaliteteve të huaja për Dibrën të marra në vite e shekuj. Më 1916 kryeministri i Turqisë Ferit Pasha ka shkruar për të: “Në dy Dibra është zemra e Shqipërisë, Porta e vërtetë e Shqipërisë është atje, kurdoherë.“ Fan Noli ka shkruar: “Njerëz të zgjuar me lezet/që i gjen në çdo
anë/që të bëjnë muhabet/ata janë mjeshtrit dibranë”. Eqerem Bej Vlora ka shkruar në veprën e tij: ”Dibranët janë fisi më luftarak i shqiptarëve”. Nuk ështe e tepërt që të themi se në kohën tonë me vend e pa vend të gjithë letërshkruesit
shqiptarë e më gjërë janë të përfshirë nga një mani e madhe të shkruari që mund ta quajmë “vendlindjomanina”. Në kohën kur në qytete e fshatra mungon kujtesa e shkruar, mendoj se kjo nuk është gjë e keqe, por që duhet thënë që në fillim se subjektivizmi i tepruar, burimet e pakta bibliografike që janë shfrytëzuar nga ata nga Veriu e në Jug të Shqipërisë, e zhvleftësojnë pak këtë punë të bërë në
këto 20 vjet të demokracisë ku censura është theqafur mbyturazi dhe secili thotë “për mendimin tim” pa menduar aspak detyrimin që ka ndaj lexuesit “në emër të së
vërtetës”. Për të qenë të natyrshëm e të besueshëm në atë që shkruajmë në këtë shkrim studimor, duhet thënë se edhe për Dibrën janë botuar sot e kah mot shumë
shkrime, libra studimorë, monografi për trimat e këngëtarët e saj, për zantaçinjtë e për ndërtuesit, për mësuesët e për artistët, për Rrugën e Arbërit e për Skënderbeun që dibranët e kanë heroin e tyre aq të dashur e aq të pranishëm në dhjetra gojëdhëna, toponime, histori, këngë etj. Janë bërë edhe vepra që kanë marrë në ballinat e tyre fjalën “Enciklopedi”. Duke bërë një krahasim të tyre me këtë libër shumë voluminoz duhet thënë se burimet e marra nga autori dhe gjërësia e fushave që rrok libri e vënë atë në radhën e parë të këtyre librave për Dibrën. Le të flasim më konkretisht. Për të hartuar këtë libër atij i janë dashur të
paktën 7 vjet kohë. Ai vjen në këtë sipërmarrje kaq madhore botuese pas botimit të 32 veprave të ndryshme letrare, shkencore, pedagogjike pa përmendur ato qindra e qindra shkrime studimore të botuara në shtypin shqiptar e atë të huaj, pa përmendur tërë atë aktivitet të dendur shkencor në shërbim të mësimdhënies në vite.

Në listën e burimeve të përdorura për këtë libër janë rreth 250 të tillë, duke përfshirë jo vetëm ato shqiptare, por edhe të gjuhëve frënge, angleze, turke, serbe, greke, Janë shfrytëzuar burime origjinale të Akademisë së Shkencave të
Shqipërisë, të Kosovës, të Turqisë, Maqedonisë, të Austrisë duke u ndalur në shumë burime të Arkivit të Shtetit Shqiptar ku janë shfrytëzuar shumë dosje. Nga autorët më të njohur shqiptarë që janë cituar duke përfshirë vepra të plota të
tyre do të përmendnim Eqerem Çabejin, Haki Sharofi, Medi Frashëri, Sami Frashëri, Fan Noli, Edit Durhan, Ahmet Kondo, Marenglen Verli, Zija Shkodra, Haki Stërmilli, Hysni Myzyri, Gazmend Shpuza, Ramiz Zeka, Haziz Ndreu, Eqerem
Bej Vlora, Musa Kraja, Sejfi Vllamasi, Sherif Delvina, Mahir Domi, Gjovalin Shkurtaj, etj. Nga studiuesit e huaj do të përmendnim Robert Elsie, Aleksandër Stpikoviç, Zhan Klod Faverial, etj. Vepra e Arian Kadiut nuk është një vepër e mirëfilltë historike, por është një përpjekje për të rrokur shumë sfera të jetës së dibranëve. Për këtë ai shkruan
vetë: “Unë nuk i përkas sferës së historisë, por historia është një nga hobet e mia, dhe jam më shumë i informuar për rrjedhat e zhvillimet e ndryshme historike, falë edhe miqësive me shumë historianë dhe akademikë” .
Porsa u botua më 2003 një enciklopedi për Dibrën e Madhe me rreth 350 faqe, jehona e saj ishte shumë e madhe deri edhe në shtete të ndryshme të Evropës gjer në SHBA. Kjo e nxiti atë që të bënte këtë vepër shumë më të plotë dhe aq të
dobishme për shumë studiues të kësaj treve në të ardhmen. Që në atë kohë, por edhe me dorëshkrimin që ai ua ka dhënë studiuesve të kësaj fushe, gjykimi për të është bërë shumë i lavdërueshëm Do të përmendnim këtu vlerësimin e studiuesit
Gjovalin Shkurtaj, të juristit Kujtim Osmani, të profesor Nexhat Myftiu, etj. Me shumë emocion Profesor Gjovalini shkruan në fund të shkrimit të tij hyrës:
“Lexojeni të nderuar lexues këtë libër për Dibrën e madhe, sepse do të përfitoni mjaft nga dijet që jepen aty për një trevë kaq të thekur në atdhetari e në kulturë, për një vatër traditash të bukura e djep të shumë burrave të shquar, e
njerëz të letrave, por edhe do të merrni një model të bukur se si duhet vepruar për t’ia shpërblyer sadopak vendlindjes, duke i blatuar jo vetëm dashuri e nderim, por edhe dije e trajtime me vlera shkencore e etnokulturore.” Studiuesi
Nexhat Myftiu shkruan ndër të tjera: “Historia këtu lëviz bashkë me lexuesin nëpërmjet viteve. Pra, kemi të bëjëmë me një histori rrëfyese, me një libër që bën përshkrimim e së kaluarës. Këtu shquajmë aftësinë e autorit për t’u shkrirë
me të kaluarën, shquajmë gjithashtu përmbajtjen intelektuale të veprës, duke bërë që edhe faktin më të thjeshtë autori ta trajtojë me peshën e rëndësinë që
ai ka.”

2.
Kapitujt e librit të autorit Arian Kadiu, në një farë mënyre, tregojnë edhe tematikën e kësaj vepre shumë voluminoze dhe të shumëpritur nga rrethet akademike, të lexuesve të gjërë e sidomos për rininë e kësaj treve. Ai merret me
pozitën gjeografike, me evolumin e emrit të Dibrës në shekuj, me jetën e saj qytetare. Hedh shumë dritë në dibranizmin e Skënderbeut dhe në shqiptarizmin e
këtij heroi të madh të kombit tonë. Merr përsipër të trajtojë me shumë gjërësi dhe me objektivitet disa ngjarje me rëndësi kombëtare që kanë ndodhur në këtë
krahinë si Lidhja e Prizrenit, 100-vjetori i Kongresit të Dibrës, veprimtaria e Klubit “Bashkimi”, të Kongresit Famëmadh të Dibrës, etj. Historia e një krahine si Dibra, e ndodhur krah më krah me etnografinë, folklorin, sportin, gjeografinë, zhvillmin e arsimit, etj e bëjnë atë një vepër
që duhet të ketë një lexues shumë të madh në numër e në interesat e mëdha për ta lexuar e për ta studiuar këtë libër.
Pjesa më interesante e kësaj vepre që mund ta quajmë edhe një enciklopedi, janë ato të kulturës së kësaj krahine. Kultura dhe sporti, recetat origjinale të gatimit, lojërat popullore, elementët e veshjes, zakonet e dasmës dibrane, ritet
e festave të natyrës shoqërohen në këtë libër edhe me kapituj shumë origjinalë si riti i synetit te djemtë dibranë, te vajtimi, te folklori. Disa nga kapitujt më interesantë që ia japin shumë ngjyrim emocional në këtë libër janë “Gjuha e
të fshehtës” dhe “Këngët Hoka” si dhe “Oda dibrane”. Po t’i referohemi një çast gjuhës së të fshehurit autori na tregon me shumë argumente të ndryshme se “kjo
mënyrë të foluri ishte jo vetëm një pjesë e identitetit kulturor të saj, por edhe një mënyrë për të zgjidhur konflikte të ndryshme. Kjo ka qenë një
“pasaportë” e mençurisë personale, por edhe e fshatit të lindjes që e dallonte
folësin dhe burrërinë karakterin e paepur, spese kjo ndërmarrje me këta malësorë
ishte gjithmonë të nënkuptuar e përmbante brenda saj fjalën e thukshme “besë”.
Fjalori i tyre ishte i kursyer, i zgjedhur, me ngjyresa artistike”.
Krahas kësaj teme jo shumë të rrahur në botimet tonë studimore do t’i shtonim
edhe temën për Odën Dibrane. Të gjithë shqiptarët, edhe pse nuk e kanë parë
nga afër apo edhe të kenë qenë të pranishëm fizkisht në të, në shumë mënyra e
kanë njohur dhe e njohin ende identitetin e Odës Dibrane për atë kompleksitet të
madh motivesh që ajo përmban në tërësinë e vet si një institucion shumë të
spikatur të kulturës shpirtërore të kësaj treve. Pasi bën një përshkrim shumë të
spikatur dhe të hollësishëm të kësaj Ode ai shkruan ndër të tjera “Oda ka
shërbyer si vendi ku thureshin e merrnin udhë këngët e bukura epike dhe lirike,
ku festohej e gëzohej, ku kumbonte kënga e niste gjëma, ku pritej e përcillej
miku i shtëpisë, ku përdoreshin fjalë të urta dhe dialogu alegorik….Në këto Oda
fjala kishte një peshë shumë të rëndë, Jo më kot thuhej se në këto Oda kur duhet
të shkoje, duhet të merrje me vete një metër, një kandar dhe një thikë me dy
presa. Kjo do të thoshte se duhet ta matje mirë fjalën para se ta thoje, ta
peshoje që të kishte peshë e ta përdorje në disa raste edhe me dy kuptime ku i
mençuri gjente kuptimin e vërtetë duke goditur saktë kur flitej për një
problem.” Jehona e mençurisë së këtyre Odave na jepet në një thënie shumë e
rëndësishme e studiuesit anglez Riginald Hibbert që ka shkruar ndërmjet të
tjerash në gazetën “Albania Life”: “Unë kam mbaruar Universitetin e Oksfordit,
por mbarova edhe një Universitet të dytë, atë të Dibrës”. Këtu kishte parasysh
atë institucion shumë të njohur, të lashtë të Odës Dibrane. Në kohën tonë kur jo
të gjithë i kushtojmë kujdes fjalës së folur duket se veç karakterit njohës së
kësaj Ode është edhe vlera morale e saj për brezat e rinj që jo gjithmonë i
kushtojnë kujdes gjuhës sonë amtare.
Pjesa që flet për arsimin e Dibrës është me vlera të mëdha njohëse. Autori
Arian Kadiu e ka lidhur jetën e tij që më 1972 me arsimin Jo pak, po rreth 50
vjet me radhë ai ka qenë në llogore të ndryshme të zhvillimit të arsimit jo
vetëm në Dibrën e tij, me të cilën ka patur e ka ende lidhje shumë të ngushta
shpirtërore. Një gjë të tillë e ka treguar edhe në atë historik të saktë të
datave, mësuesve të zonës, traditat e mëdha arsimdashëse të krahinës, përpjekjet
për ruajtjen e përhapjen e gjuhës amtare etj

3.
Suksesi i kësaj vepre është harmonizimi i përkryer që autori i ka bërë renditjes
së fakteteve, datave, tezave të ndryshme, shifrave, fotografive të shumta
ilustruese, citimeve të studiuesve të shumtë, jepen me një gjuhë të qartë, të
ngrohtë e aspak të ftohtë, si ndodh rëndom në vepra të tilla. Ai nuk bën një
lloj “divorci” me lexuesin, si ndodh jo rrallë sot kur lexuesi është bërë më i
zgjedhur në përzgjedhjen e librave jo vetëm për interesat kulturore që ai ka,
por edhe për atë kohë të vlefshme që harxhon me hapjen e fletëve të librit
tënd. Me një pamje të mrekullueshme ndërtesash ku mbizotëron pastërtia, kultura
dhe rregulli, me një traditë aq të lashtë e të re etnografike në këtë libër, të
dyja Dibrat dalin në këtë libër para nesh me një pamje të “Stambollit të Vogël”
. E çdo fjalë që shkruan ky dibran në origjinë si profesori Arian Kadiu, shton
edhe një Monument të ri të fjalës për të. Mos u mbarofshin kurrë dalta për të
gdhendur Monumente të tillë!

Tetor, 2010