Dëgjova këto ditë disa nga këngët më të reja të Alban Skënderaj, të cilin, qysh kur ka nisur të bëjë emër si këngëtar e deri tani që po shquhet si një nga më të mirët, e kam pëlqyer se është zëbukur e fjalëbukur, po e kam pëlqyer edhe për shqiptarinë e tij, e kam vlerësuar dhe e vlerësoj për mbështetjen e plotë në truallin kombëtar, por, mbi të gjitha, për gjakimin e tij tashmë të pohuar e të ditur nga të gjithë, si këngëtar shqiptar, si djalë shqiptar.
Edhe pse ka vite që jeton e punon më shumë jashtë se në atdhe, Alban Skënderaj është kudo e kurdoherë shqiptar, që Vlorën e Shqipërinë i ka kurdoherë e kudo me vete: në zërin e tij të mrekullueshëm, në fjalët e larminë e teksteve të këngëve të tij, si dhe në qëndrimin, në shpirtin e në etnografinë e të folurit “shqiptarisht”. Dhe, për të mos mbetur jashtë “trendy-t” terminologjik të sotëm, po them se Alban Skënderaj, në krejt “performancën“ e tij, më të parën gjë lakmon të qenët shqiptar, të qenët bir i denjë i tokës sonë, paçka se është tashmë aq i kudogjendur në mjediset e diasporave shqiptare të hershme e të reja në Evropë e në mbarë Botën.
Një fjalë e huaj më pak ose fitorja përfundimtare e “këndores” në vend të “corner”.
![]() |
‘Këndore’ apo ‘Corner’ |
Bashkë me gëzimin e madh që përjetuam nga pjesëmarrja e kombëtares sonë në Evropianin 2016, tani që emocionet janë qetësuar, sepse beteja e skuadres sonë me De Biasin në krye qe e lëvdueshme, më duket se është rasti të përmendim edhe ndonjë nga gëzimet e vogla, por gjithsesi të këndshme e me vlerë kombëtare për pastrimin e pasurimin e gjuhës shqipe.
“Ah…ç’të bën paraja” – nga Teatri “Zihni Sako” (Gjirokaster)
Emisioni 15 – Çfarë është Sintaksa ?
Emisioni 14 – Çfarë është Morfologjia ?
Në gjuhësi, morfologjia është dega kryesore e gramatikës, që merret me studimin e trajtave të fjalëve. Kështu kemi përdorimet e saj kryesore, si: Morfologjia e gjuhës shqipe; Sistemi morfologjik i gjuhës shqipe. Po edhe në rrafshe më të kufizuara, si p.sh. në studimet dialektologjike: Sistemi morfologjik i dialekteve të shqipes ose edhe sisetmi morfologjik i një të folmeje të caktuar, p.sh. sistemi morfologjik i të folmeve të gegërishtes veipërëndimore, sistemi morfologjik i së folmes së Çamërisë; sistemi morfologjik i të folmeve arbëreshe të Italisë etj.
Gjuha shqipe dhe dialektet, Në Tempull (nga Anisa Ymeri)
Çfarë është Fonetika?
Fonetikë quhet ajo degë e gjuhësisë që merret me studimin e mjeteve tingullore të gjuhës, me përbërjen dhe ndërtimin tingullor të saj, me theksimin e fjalëve, me timbrin e realizimin e tingujve zanorë e bashkëtingëllorë të një gjuhe. Fjala a termi fonetikë, ashtu si shumica e termave të gramatikës e të gjuhësisë vjen nga greqishtja e vjetër ‘ φωνή ‘ (“phōnē” – tingull, zë).
Urimi im për Prof.dr. Hamit Boriçin me rastin e 87-vjetorit të ditëlindjes
Emisioni 11 – Ndikimi gjuhësor i letërsisë në jetën e shoqërisë
Letërsia ushtron ndikim të ndjeshëm gjuhësor në jetën e shoqërisë. Nëpërmjet letërsisë së shkruar, masat e gjera të lexuesve njihen me pasurinë e leksikut të shqipes popullore, me fjalë e shprehje të reja të krijuara prej shkrimtarëve dhe i bëjnë ato pronë të ligjërimit të tyre. Në mënyrë të veçantë ndikojnë në popull veprat e shkrimtarëve më të pëlqyer, pesha e fjalës së të cilëve ndihet e fuqishme në kulturën ligjërimore e shkrimore të popullit.